Një ngjarje tragjike është regjistruar dje në mëngjes në Selanik.
Në 47-vjeçar shqiptar ka humbur jetën teksa ishte duke rregulluar gomat e një kamioni.
Ngjarja ka ndodhur në zonën Harilaou, konkretisht në rrugën "Psellou".
Shqiptari kishte vendosur një krik në mjet dhe po punonte poshtë, kur në një moment pajisja u prish dhe mjeti ra mbi të.