Mariglen Shoshari, shqiptari i dënuar me 18 vite burg për vrasje, ishte mes mijëra emigrantëve që u dërguan në qendrën e mbipopulluar Manston muajin e kaluar.
Mes të arrestuarve që janë dërguar në ish-godinën e Ministrisë së Mbrojtjes në Thanet, ishte edhe Shoshari, të cilit iu kërkua të plotësonte një formular pyetësor që u ishte dhënë të sapoardhurve.
31 vjeçari mbërriti në Kent në tetor pasi gomone me të cilën po kalonte Kanalin kur u kap nga autoritetet.
Gjatë deklaratës ai u tha autoriteteve se ai ishte dënuar për vrasje dhe krime me armë zjarri në Greqi në vitin 2012 me 18 vjet e gjysmë burg.