Xhafer Leci një nga veprimtarët e njohur shqiptar nga Gjermania ka publikuar fotografi të dekës së LDK-së e cila organizoi një tubim madhështor në Gjermani.
Në këtë takim morën pjesë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ai i deges së Gjermanisë, Osman Ferizi, Anton Quni, Imri Ahmeti, Sokol Haliti, Dr.Ekrem Hyseni, Hikmete Bajrami, ish deputeti Gani Geci dhe, nga Mëgata, veprimtarët: Bahtir Kastrati, Dega e LDK-së në Benelux, kryetar, Fazli Hajdaraj, Idriz Zeqiraj, Xhevat Shyqeri Berisha, Abaz Imeri Hasan Qyqalla, Tahir Boqolli etj.
Postimi i plotë:
Dje, Dega e LDK-së në Gjermani organizoj një tubim madhështor, si nga pjesëmarrja e madhe, po ashtu edhe nga diskutimet me përmbajtje atdhetare, të Kryetarit z.Lumir Abdixhiku dhe, Kryetarit Osman Ferizi, Dega Gjermani. Nga Kosova muarën pjesë një delegacion, funksionarë: Anton Quni, Imri Ahmeti, Sokol Haliti, Dr.Ekrem Hyseni, Hikmete Bajrami, ish deputeti Gani Geci dhe, nga Mëgata, veprimtarët: Bahtir Kastrati, Dega e LDK-së në Benelux, kryetar, Fazli Hajdaraj, Idriz Zeqiraj, Xhevat Shyqeri Berisha, Abaz Imeri Hasan Qyqalla, Tahir Boqolli e shumë të tjerë.
Në shenjë respekti për punën e tyre madhore, u ndanë 3 mirënjohje: Familje Çekaj ,Tunaj dhe Bobaj. Salih Çekaj , Hero i Kosovës, Marjan Tuanaj dhe Shaban Bobaj , Pushofashin në paqe!
Për Marjan Tuanaj, Mirënjohjen e pranoj bashkëveprimtari i Tij, Jakup Gërguri , ndërsa për Sali Çekajn, i vëlli, Smajli dhe për Shaban Bobaj, i biri, Haxhiu.
Frankenthal, 6.11.2022