Një ngjarje tragjike është regjistruar në Greqi.
Mësohet se është gjetur i vrarë një person me origjinë shqiptare.
30-vjeçari kishte shkuar për të vjelur ullinj dhe është qëlluar me një send të fortë metalik duke i shkaktuar vdekjen.
Autori e ka fshehur trupin e tij në rërë, për të fshehur gjurmët.
Ngjarje e rëndë vjen pas asaj të zbuluar një ditë më parë ku Ylli Mera u gjet i vdekur teksa dyshohet se është vrarë nga pronari i tij.