Një bandë shqiptare e trafikut të drogës është shkatërruar në Spanjë gjatë një operacioni anti-drogë.
Mediet vendase raportojnë se nga operacioni janë bërë disa arrestime.
Grupi trafikonte heroinë në A Coruña dhe në qytetet përreth.
Agjentët kryen shtatë kontrolle gjatë së cilave u bënë disa arrestime dhe u sekuestruan më shumë se tre kilogramë lëndë narkotike.
Ende nuk ka një informacion të detajuar nga autoritetet për sasinë e drogës së arrestuar.