“Pushtoi” Europën me “mall” nga Ekuadori, si e liroi gjykatësi “Carin shqiptar të kokainës” me 6 emra

Diaspora

“Pushtoi” Europën me “mall” nga Ekuadori, si e liroi gjykatësi “Carin shqiptar të kokainës” me 6 emra

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë pas lirimit nga burgu në Ekuador të “mbretit të kokainës”, Dirtan Rexhepit.

Mediat vendase kanë bërë me dije se ai u la i lirë nga gjykatësi atje, mëgjithëse ishte dënuar me 13 vite burgim.

Ai u kap në Guajaquil të Ekuadorit në qershor të vitit 2014, në një operacion të koduar “Ballkan”.

Kapja e tij solli në vend policinë shqiptare dhe vetë Interpolin, sepse Rexhepi kërkohet në dy shtete evropiane, por drejtësia ekuadoriane i dha lirim në nëntor 2021 dhe askush nuk e pa më.

I ashtuquajturi “Cari i kokainës” ka deri në gjashtë identitete të ndryshme dhe akuzohet se ishte “koka” e një karteli të fuqishëm që kishte transportuar tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Europës.

Dritani përdorte edhe emrat Murataj Lulezim, Rexhepi Dritan, Rexhepaj Gramoz, Rexhepai ​​Dritan, Ioannis Dionysopoulos dhe Edmir Kraja. Mësohet gjithashtu se ai ishte arratisur 3 herë nga burgjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat