Pjesë e bandës së drogës në Itali, arrestohet i riu shqiptar

Diaspora

Pjesë e bandës së drogës në Itali, arrestohet i riu shqiptar

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 18:25
Ilustrim

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane në orët e para të mëngjesit të së premtes gjatë një operacioni anti-drogë të quajtur “Big Bag”, që shënoi kulmin e një hetimi të gjatë ndaj trafikut të drogës në zonën e Pordenones.

Bashkë me shqiptarin janë arrestuar edhe 8 persona. Sipas mediave të huaja shqiptari ishte përgjegjës për posedimin e lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre.

Në total, hetimet çuan në 8 arrestime, 4 kallëzime për lirimin si dhe sekuestrimin e: 21 kilogramëve marijuanë, 165 gram kokainë, 60 gram hashash dhe para që dyshohet se janë rezultat i shitjes së narkotikëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat