Shqiptari i ngul thikën bashkëkombasit në Greqi, kush ishte shkaku i sherrit mes 2 fqinjëve

Diaspora

Shqiptari i ngul thikën bashkëkombasit në Greqi, kush ishte shkaku i sherrit mes 2 fqinjëve

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 20:38
Foto ilustrim

Një konflikt mes dy fqinjëve shqiptarë në Greqi ka përfunduar me përdorimin e armëve të ftohta dhe plagosjen me thikë të një 43-vjeçari.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat greke, të cilat thonë se ngjarja ka ndodhur, mbrëmjen e djeshme në Kala Nera rreth orës 20:00.

Ai ka marrë plagë të rënda në bark dhe bashkëshortja e tij, në gjendje paniku e ka dërguar vetë të plagosurin në spitalin e Volos, me makinën e saj.

Sherri mes dy fqinjëve shqiptarë ka nisur ditën e djeshme, jashtë lagjes ku jetonin dhe sipas informacioneve, shkak i mosmarrëveshjes mendohet të jetë bërë një magazinë, të cilën i plagosuri dhe autori e kanë së bashku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat