Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Artës në Greqi.
Një 51-vjeçarshqiptar është rrëzuar nga një urë në këtë zonë.
Bëhet e ditur se 51-vjeçari është gjetur poshtë urës nga një kalimtar.
Emigranti shqiptar po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Artës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rënduar.
Në vendngjarje ka mbërritur policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.