U kap në “shtëpinë e barit” në Britani, e pëson 25-vjeçari shqiptar, ja çfarë i tha gjykatësve

Diaspora

U kap në “shtëpinë e barit” në Britani, e pëson 25-vjeçari shqiptar, ja çfarë i tha gjykatësve

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 08:04
Gjatë kontrolli u gjetën dhe sekuestruan 81 bimë më të mëdha kanabisi dhe 91 bimë të vogla

Një 25 vjeçar shqiptar është dënuar me 9 muaj burg, pasi u kap duke u kujdesur për “shtëpinë e barit” në Angli.

Gjatë kontrolli u gjetën dhe sekuestruan 81 bimë më të mëdha kanabisi dhe 91 bimë të vogla.

Klodjan Kaboli tha se erdhi në Britaninë e Madhe për të punuar, për të mbledhur para që të paguante tarifat mjekësore të babait të tij.

Prokurorja Fiona Cortese tha se Kaboli u zbulua pasi banorët e zonës pranë ngritën shqetësimin për rritjen e kanabisit, ndërsa pas një kontrolli të Policisë u konfirmua era e fortë që vinte nga bimët narkotike, çka solli dhe ndërhyrjen e oficerëve.

25 vjeçari tha para gjykatës se merrte para për ushqim dhe lejohej të dilte nga banesa vetëm për të blerë ushqime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat