Një 47-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Pylo të Greqisë.
Emigranti shqiptar u gjet nga familjarët e tij i varur në banesë.
Sipas mediave greke mësohet se shqiptari ishte baba i 4 fëmijëve dhe ishte pronar i një marketi në Ampelofyto.
Ende nuk dihen arsyet që e çuan deri në varje, ndërkohë policia po heton për ngjarjen.