Ushtronin terror në konviktin studentor në Greqi/ Fotot dhe emrat e anëtarëve të bandës së shqiptarit “Ekos”

Diaspora

Ushtronin terror në konviktin studentor në Greqi/ Fotot dhe emrat e anëtarëve të bandës së shqiptarit “Ekos”

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 14:53
Fotot e anëtarëve të bandës së shqiptarit “Ekos”

Këto janë fotot e 14 anëtarëve të bandës së Ekos që kryenin grabitje dhe trafikim droge në rezidencat studentore të Universitetit Politeknik në Zografou në Greqi.

Banda u zbuluan pas një operacioni të policisë më 27 shtator ku një oficere greke u sulmua me thikë nga koka e grupit, shqiptari me pseudonimin Ekos.

Ky i fundit u plagos me armë nga policia greke, e cila e qëlloi për tu vetëmbrojtur nga sulmi i tij.

Emrat e 10 shqiptarëve:

-Rushit Ramazani, 27-vjeç

-Marko Qafa, 25-vjeç

-Sigi Rustemaj, 28-vjeç

-Ermir Meta, 31-vjeç

-Veli Qose, 25-vjeç

-Vasil Suloti, 33-vjeç

-Ermin Ferhati, 27-vjeç

-Vasil Vasili 30-vjeç

-Greant Kalanderi, 33 vjeç

-Jurxhino Dura, 28 vjeç

Mes tyre ishin edhe 4 shtetas grekë.

Pas operacionit të madh, u arrestuan 32 anëtarë të këtyre bandave, mes të cilëve edhe drejtues të tyre.

Këto banda kryen gjithsej 29 grabitje dhe një pjesë e tyre jetonin në konviktet e studentëve në Universitetin Politeknik Zografou .

Konkretisht, banda e parë përbëhej nga 9 anëtarë dhe ishte përfshirë në 80 raste të trafikut të drogës. Banda e dytë listonte 24 anëtarë dhe kishte kryer 27 grabitje ndërsa banda e tretë kishte 18 anëtarë, ndërsa policia ende kërkon pesë persona të paidentifikuar.

E para nga tre bandat përdori rezidencat studentore për të planifikuar goditjet e tyre dhe për të shpërndarë lëndën narkotike.

Banda kishte zhvilluar madje një sistem kontrolli për hyrjen e personave në zonën e kampusit me njerëz të armatosur që kryenin kontroll ndaj të panjohurve ose të dyshimtëve, të cilëve nuk hezitonin t’u tregonin armët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat