Pak ditë më parë një i ri shqiptar përplasi me makinë një studente greke 21-vjeçare.
26-vjeçari shqiptar ka përplasur me makinë në 21-vjeçare në orët e para të mëngjesit të së martës 22 nëntor, në Selanik.
Shqiptari është emër i njohur për policinë greke pasi në të kaluarën është arrestuar për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Ndërkohë mediat greke kanë publikuar pamjet nga aksidenti i rëndë.
Në videon e publikuar në mediat greke shihet se si makina e shqiptari ikën me shpejtësi pas aksidentit.
Shqiptari është vetëdorëzuar në polici mëngjesin e djeshëm i shoqëruar nga avokatja e tij në Drejtorinë Rrugore të Selanikut.
Vajza studionte për veterinari në Universitetin Aristotelio në Selanik, teksa ishte me origjinë nga Chania në ishullin e Kretës.