Nga viti në vit, nga festa në festë kryesia e degës së LDK-së, ua uron Ditën e Pavarësisë.
Urime kjo ditë e Madhe! Ju shqiptarë, kudo që gjendeni, kudo që jetoni, festoni dhe bashkohuni. Ashtu sikur zemrat tona, të gëzuara, le të jenë edhe të bashkuara. Gëzohuni edhe Ju atje në tokat tona, se atje kënga dhe gëzimi jehon shumë!
Por ne nga larg atdheut dëshirojmë t’ju shohim të lumtur dhe të bashkuar!
Valvitja e Flamurit, më 28 nëntor 1912, kombit i dha frymë lirie, dhe për të qenë i pavarur.
Burrat e dheut në krye me Ismail Qemalin, duke ngritur flamurin i dhanë formë Pavarësisë së Shqipërisë!
Shpallja e Alfabetit, dhe ngritja e flamurit të Pavarësisë, na hapën rrugën e Lirisë. Mundi i Rilindasëve u kurorëzua në drejtim të botës së popujve të qytetëruar.
Kjo e arritur e madhe tërboi armiqët e shqiptarëve. Kosova dhe vise të tjera shqiptare mbetën të okupuara. Pas një shekull robërie edhe kjo pjesë çlirohet, në saje të luftës për Liri dhe me ndimën e ndërkombëtarëve. Në çdo përvjetor ka porosi kombi të jetë i bashkuar dhe Liria e qëndrueshme!
Kur kjo maksimë të zëjë vend, atdheun duhet ta udhëheqin ata, të cilët e dinë dhe e duan atë!
Rroftë 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë!
Rroftë uniteti i Kombit !
Rroftë Flamuri Kombëtar!
Solothurn, më 27.11.2022
LDK Dega në Zvicër
A. Kosumi