Një çift shqiptarësh janë në gjendje të rëndë në spital pas një aksidenti të frikshëm rrugor që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pak para orës 20:00 në Marola.
Sipas mediave italiane, në aksident janë përfshirë tre makina, ku më rëndë janë plagosur shoferi dhe pasagjerja, burrë e grua të dy me origjinë shqiptare, të një Audi A3, pjesa e përparme e të cilit u shkatërrua plotësisht.
Çifti i bashkëshortëve janë dërguar në gjendje shumë të rëndë në spitalin Sant’Andrea.
Mësohet se makina po ecte në drejtim të qytetit, dyshohet me shpejtësi mjaft të madhe, kur fillimisht goditi një makinë të bardhë në të cilën ndodheshin dy të rinj e më pas u përplas me një makinë tjetër ku ndodhej një person.
Të tre personat që ndodheshin në dy makinat e tjera nuk kanë pësuar lëndime të rënda. Policia italiane ka nisur hetimet për aksidentin e rëndë.