6-vjeçares me prejardhje nga Kosova, Sihana Gashi, sot i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat në Sarnen të Zvicrës.
Ajo humbi jetën si pasojë e një aksidenti në rrethinën e Konstancës, në Gjermani.
Në aksident kanë pësuar lëndime të rënda edhe prindërit e vajzës, babai 41-vjeçar dhe nëna 37-vjeçare, por që ndodhen jashtë rrezikut për jetë.
Siç raporton BILD, aksidenti ndodhi të dielën rreth orës 15:50, ku dy makina u përplasën.
Një veturë hyri në korsinë e kundërt dhe u përplas me makinën ku ndodhej 6-vjeçarja.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/December/01/auto_317511011_1749463328772909_2436905347510802595_n1669851667.jpg)