“Më mirë në burg se në Shqipëri”/ Deklarata e shqiptarit që habiti gjyqtarët në Britani

Diaspora

“Më mirë në burg se në Shqipëri”/ Deklarata e shqiptarit që habiti gjyqtarët në Britani

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 08:32
Britani

“Më mirë në burg se në Shqipëri”, kjo është deklarata e një shqiptari të arrestuar në Britani për kultivim të bimëve narkotike.

Runi Firaku, u arrestua në gusht të këtij viti bashkë me tre bashkatdhetarë, pasi u kapën duke u kujdesur për bimët e kanabisit në një shtëpi bari në një pallat të braktisur në Strood të Kentit në Mbretërinë e Bashkuar.

Të arrestuarit e tjerë janë Drilon Sulaj, Andi Zyberaj dhe Ermir Zyberaj. Ata u dënuan me 7 dhe 8 muaj burg.

The Telegraph shkruan se njëri nga të arrestuarit tha në sallën e gjyqit: burgu është më mirë se Shqipëria’”.

Megjithatë katër shqiptarët mohuan të kishin njohje me njëri-tjetrin dhe thanë se ishin transportuar ilegalisht në Britani, në pjesën e pasme të një furgoni. Para gjykatësit, avokatët mbrojtës thanë se shqiptarët ishin nën presion për t’i shlyer borxhin trafikantëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat