Goditi me shkop bejsbolli dhe thikë një person brenda një dyqani, dënohet 23-vjeçari shqiptar në Britani!

Diaspora

Goditi me shkop bejsbolli dhe thikë një person brenda një dyqani, dënohet 23-vjeçari shqiptar në Britani!

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Një 23-vjeçar shqiptar në Britani është dënuar nga gjykata e Oksfordit me 22 muaj burg, pasi rrahu një person brenda një dyqani.

Daily Mail ka publikuar një foto nga momenti ku shihet shtetasi Argjend Canaku i cili është gjysmë i zhveshur dhe me një shkop bejsbolli në dorë.

Ngjarja ka ndodhur më 14 gusht të këtij viti dhe dyshohet se shkak është bërë prishja e pazareve të drogës.

Canaku, me shkopin e bejsbollit dhe me thikë në dorë, ndoqi një grup personash brenda një dyqani, ku njërin prej tyre e goditi.

Sipas mediave të huaja, shënjestra, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e ka goditur i pari shqiptarin.

23-vjeçari është arrestuar edhe më herët për trafik droge, por nuk u dënua nga gjykata për mungesë të provave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat