Shqiptari Petrit Caka, i cili u vra brenda banesës së tij, u gjet në një pellg me gjak nga bashkëshortja. Sipas mediave italiane, viktima qëndronte i shtrinë në dyshemenë e apartamentit, në katin e fundit të një pallati në via del Sassone 13.
49-vjeçari jetonte me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tyre. Në fytyrën e tij kishte shenja mavijosje dhe prerje, duke ngritur hetimet se ka pasur një përleshje mes viktimës e autorit.
Hetuesit dyshojnë se ai është dhunuar për vdekje nga një person ende i paidentifikuar dhe është goditur në fytyrë disa herë me mjet prerës, thikë ose hanxhar. Vrasësi më pas u largua nga banesa.
49-vjeçari kishte dërguar fëmijët në shkollë mëngjesin e djeshëm (13 dhjetor), ndërsa gruaja ishte larguar në punë pasi punonte si pastruese.
Kur u kthye në shtëpi, gjeti bashkëshortin të vdekur. Raportohet se ai luante kumar dhe nuk përjashtohet mundësia që të jetë vrarë për ndonjë borxh ose nga dikush që frekuentonte këto vende.