Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike pasi u kap duke kultivuar kanabis. I riu dënohet me shtatë muaj burg, policia zbardh më tej detajet.
Njoftim:
Gjatë kontrolleve të kryera nga policia në një banesë në Acocks Green, Xhesi Hajdari ka rënë në prangat e policisë pasi kultivonte kanabis. Por, në momentin që ka tentuar të largohet ka rënë nga çatia dhe është arrestuar nga policia.
Në banesë u gjetën 150 bimë kanabisi me vlerë 100, 000 £. Shqiptari u dënua me shtatë muaj burg. Ai ka thënë se në Angli ka shkuar për të punuar në ndërtim, dhe më pas është takuar me dy shokë shqiptarë të cilët e kanë orientuar dhe lidhur me njerëz që merren me drogë, ku edhe u përfshi.
Avokati i 22-vjeçarit ka thënë: Jeta e tij në Shqipëri është e vështirë dhe se ka vetëm nënë dhe motrën. Për shkak të përfshirjes në gjakmarrje babai dhe vëllai i tij janë detyruar të largohen nga Shqipëria. Arsyeja përse kishte udhëtuar drejt Britanisë ishte të ndihmonte familjen.