Policia greke ka ushtruar kontrolle në 6 qeli të burgut të Hanias.
Sipas mediave greke kontroll është ushtruar ndaj 13 të burgosurve shqiptarë të dënuar për krime të rënda.
Kontrolli është kryer nga sektori i krimeve kundër jetës të policisë. Mes 13 të kontrolluarve është edhe Klodian Lekocaj, i akuzuar shpesh për pjesëmarrje në vrasje me pagesë dhe trafik droge.
Policia ushtroi kontrollet pasi ka dyshime se një i dënuar shqiptar ka dhënë urdhër për vrasjen e Kreshnik Cercizajt.