Dy shqiptarët Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja humbën jetën më 18 dhjetor në një lokal në Athinë
Dyshohet se vrasja e tyre mund të jetë porositur nga burgjet e Greqisë, dhe se ekzekutimi i dyfishtë i rreth 1 javë më parë ka lidhje dhe me vrasjen e Edmond Papës më 16 Dhjetor në zonën e Selitës.
Sipas mediave greke, në vorbullën e hetimeve që po kryhen për këto ngjarje është përfshirë edhe një shqiptar i dënuar në Greqi.
Bëhet fjalë për Klodian Lekocajn, i konsideruar si kreu i një grupi vrasësish me pagesë, anëtarëve të të cilit u jep porosi nga burgu për llogari të grupeve të ndryshme kriminale. Mediat greke shkruajnë se forcat speciale e kontrolluan qelinë e tij vetëm 2 ditë pas ekzekutimit të dyfishtë, në përpjekje për të gjetur prova.