Roja i sigurimit të spitalit “Loreto Mare” në Itali është sulmuar me acid nga një shqiptar.
Mediat italiane raportojnë se 49-vjeçari shqiptar, kishte kërkuar të hynte në spital pasi kishte një person të shtruar aty. Pas debateve me 3 roje të sigurimit situata kishte agravuar. Ai kishte tentuar që të lagte veten me acid muriatik, por ishte parandaluar. Ndërkohë, në këto momente ai kishte spërkatur me lëndën e rrezikshme një prej rojeve.
Shqiptari me precedentë penale është ndaluar nga policia.