S. Cara, 32 vjeç, pagoi 4 mijë Paund për të kryer udhëtimin nga Kanali i La Manshit drejt Anglisë. Sapo mbërriti në “tokën e premtuar”, disa persona iu afruan në një kafene dhe i ofruan një punë. Pas kësaj u gjend në një shtëpi me 4 dhoma dhe i thanë që të kujdesej për rrënjët e drogës.
Sicc ka deklaruar i riu, ai u vendos para dy zgjedhjeve, të kujdesej për “shtëpinë e barit” ose të vdiste. 2-vjeçari zgjodhi të parën por u kap kur policia mësyu në shtëpinë e vendosur në Lloyds vitin e kaluar. Më 12 Janar (të enjten) shqiptari u burgos pasi u shpall fajtor për prodhim kanabisi.
Prokurori Jonathan Stone u shpreh se pasi shqiptari u dërgua në shtëpinë e barit u detyrua të kujdesej për drogën ose në të kundërtën do ta vrisnin.