Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Korfuz, ‘kapo’ ishte një shqiptar

Diaspora

Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Korfuz, ‘kapo’ ishte një shqiptar

Më: 15 janar 2023 Në ora: 08:30
Grupi dyshohet se drejtohej nga dy persona

Një grup i strukturuar trafikantësh të lëndëve narkotike ka rënë në pranga. Bëhet fjalë për një grup prej 8 personash të arrestuar nga Policia e Korfuzit. Grupi dyshohet se drejtohej nga dy persona, një prej të cilëve mendohet se është shqiptar dhe tjetri një i burgosur "vip" në Greqi.

Këtij grupi në 2 korrik 2021 i janë sekuestruar 3.6 kg marijuanë, në 1 qershor 2022 i janë sekuestruar 2.8 kg marijuanë, në 29 qershor 2022 i janë sekuestruar 4.7 kg marijuanë, në 1 shtator 2022 i janë sekuestruar 4.4 kg marijuanë dhe në 27 tetor i janë sekuestruar 3.4 kg marijuanë.

Aktiviteti kriminal i këtij grupi mendohet se funksiononte duke dërguar drogë nga Shqipëria drejt Korfuzit e më pas shpërndahej drej teritorit të Greqisë. Gjatë kontrolleve të policisë janë gjetur dhe sekuestruar 567 gram marijuanë, 2 peshore elektronike, 3970 euro, 1 motorr, 1 makinë, dhe 6 celularë.

Sasia totale e marijuanës së trafikuar, nga aktiviteti kriminal i grupit në periudhën në shqyrtim, nga korriku 2021 deri në asgjësimin e tij, arrin në të paktën 30 kilogramë, nga të cilat 19 kilogramë janë konfiskuar ndërsa përfitimi financiar total llogaritet të kalojë 180.000 euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat