Sekuestrohet anija me 4.5 ton kokainë në Spanjë, arrestohen 15 persona, mes tyre dy shqiptarë

Diaspora

Sekuestrohet anija me 4.5 ton kokainë në Spanjë, arrestohen 15 persona, mes tyre dy shqiptarë

Më: 20 janar 2023 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Policia kombëtare spanjolle në bashkëpunim me Gardën Civile, kanë kapur një sasi prej 4.5 tonë kokainë në një anije mallrash në lindje të ishujve Kanarie duke arrestuar 15 anëtarë të ekuipazhit, përfshirë 2 shqiptarë.

Sipas mediave vendase, operacioni nisi si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar pasi hetuesit dyshuan për përfshirjen e mundshme të një anijeje që po trafikonte drogë nga Amerika e Jugut.

Në momentin e nisjes, u vu re se anija po transportonte rreth 200 ton kafe si mall i deklaruar, sasi shumë më e vogël se kapaciteti aktual i ngarkesës së anijes, gjë që tërhoqi vëmendjen e zyrtarëve përgjegjës për operacionin.

Më pas, në kqyrjen e ambienteve të anijes, u vu re sasia e drogës, gjë që solli arrestimin e 15 anëtarëve të ekuipazhit të mjetit lundrues, dy shtetas me kombësi shqiptare dhe 13 me kombësi pakistaneze.

Ky operacion, i drejtuar dhe i koordinuar nga Prokuroria Kundër Drogës në Gjykatën Kombëtare, i shtohet atyre të kryera deri më sot në të ashtuquajturën “Rruga e Atlantikut” të kokainës, e njohur për përdorim nga anijet e peshkimit, tregtarët dhe transportuesit e mallrave. Të ardhur nga Amerika e Jugut, ata transportojnë substanca narkotike në mes të Atlantikut për futjen e tyre të mëvonshme në kontinentin evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat