Gjykata e Lartë e Drejtësisë në Ontario, Kanada, ka dëmshpërblyer me 300 mijë dollarë një shtetas shqiptar, pasi ishte keqtrajtuar nga punëdhënësi i tij. Mediat e huaja sqarojnë se pronari i shqiptarit e ka goditur këtë të fundit në testikuj dhe për pasojë ai i ka humbur ato.
Shqiptari Rezart Osmani pretendoi se mbikëqyrësi Ludgero De-Almeida dhe punëdhënësi abuzuan me të duke e poshtëruar dhe nënshtruar në mënyrë të turpshme para syve të kolegëve.
Ky keqtrajtim përfshinte gjuhë nënçmuese dhe diskriminuese, fyerje, kërcënime në lidhje me statusin e tij të emigracionit dhe abuzim fizik.
Avokatja e Osmanit, Filomena Kandola, përmes një emaili ka thënë se çështja ende nuk është mbyllur, pasi ka mbetur për t’u sqaruar se kush do i paguajë shpenzimet e gjyqit.