Në 28 kallnuer 2023 u mbajt mbledhja e Lidhjes së përkthyesve të Suedisë, anëtar i së ciles jam edhe vet këtu e 11 vite dhe isha pjesëmarrës i kësaj mbledhje vjetore në të cilën do behej vlersimi i punës së përkthyesve në përkthimin e veprave letrare nga gjuha suedeze në gjuhë tjera. Edhe une vet isha një nga ata të cilët kisha kontribua në këtë drejtim në prezentimin e letërsisë dhe librit suedez tek lexuesi shqiptar në trojet shqiptare.
Më 28 janar 2023 isha në atë Bibliotekë, pas shtatë vitesh, në mbedhjen vjetore te Lidhjes së Përkthyesve dhe u ndjeva krenar me këtë që pash dhe e perjetova në këtë bilbiotekë ”Emblemen e Lidhje së Lezhës 1444” krenare në vitrinën e librit të kësaj biblioteke e sidomos me emrat e shkrimtarëve dhe poetëve Rizah Sheqiri, Hamit Gurguri, Fetah Bahtiri dhe Sokol Demaku.
Krenar për ketë!
Në maj të vitit 2017 në qytetin e Malmös u mbajt Mbledhja vjetore e Lidhjes së shrimtarëve të Suedisë anëtar të së cilës janë edhe katër shkrimtar dhe poet shqiptar, Rizah Sheqiri, Hamit Gurguri, Fetah Bahtiri dhe Sokol Demaku e ku me ketë rast në menyrë solemne Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë iu dorëzua në fillim të mbeldhjes vjetore me një pikë të veqant Emblema e Lidhjes së Lezhës nga viti 1444 dhuratë nga Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni anëtar të së cilës janë tre shkrimtarë, e cila edhe sot qëndron krenare në biblioteken e Lidhjes së Shkrimatrëve të Suedisë në zyratë e saja në rrugën Drottningsgatan 88 në Stockholm.
Kjo Emblem i ishte dhuruar në vitin 2016 nga ana e Bashkisë së Lezhës QKSH Migjeni për kontribut në bashkëpunim dhe krijim lidhje mes gjuhëve dhe popujve relaizuar përmes projektit të QKSH Migjeni ”Java e letësisë suedeze në Shqipëri”i cili projekt është akual edhe sot dhe vazhdon tutje.
Ju lumt miq poet e shkrimtar, krenari e letrave shqipe në mërgatë!