Një platacion kanabisi që u përket 3 shqiptarëve është shkatërruar në Greqi.
Mediat greke shkruajnë se i arrestuar është “koka” e grupit kriminal të drogës në Greqi, ndërsa dy shqiptarët e tjerë janë në kërkim.
Aktiviteti kryhej në pyjet e Agias, ku ishin mbjellë tre plantacione me 2193 fidanë kanabis.
Vendi ishte strategjik pasi ishte mbjellë midis dy fshatrave Rakopotamos dhe Sklithro, ku bimësia e dendur e pyjeve të tyre e bënte të vështirë evidentimin e kanabisit të mbjellë.
Për të mos rënë në sy të policisë, shqiptarët kishin mbuluan plantacionin me bimë shkurre, ku jetonin në kasolle të improvizuara, nga ku monitoronin zonën.