Akuzohet për trafik të qenieve njerëzore drejt Britanisë, një vit burg për shqiptarin në Holandë

Diaspora

Akuzohet për trafik të qenieve njerëzore drejt Britanisë, një vit burg për shqiptarin në Holandë

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Një 52-vjeçar shqiptar është dënuar me 1 vit burg për trafik të qenieve njerëzore drejt Anglisë, nga drejtësia holandeze.

Bëhet fjalë për shtetasin Genci H., dhe për bashkëpunëtorin e tij Rafik H., 36-vjeç, i cili u dënua me 30 muaj burg.

Genci H., është arrestuar në 25 gusht të vitit 2018 në Holandë. Ai ishte kapiteni i një jahti me vela, ku në të u gjetën 8 shqiptarë, të cilët do dërgoheshin drejt Britanisë.

Jahti ishte marrë me qira dhe paguar nga shtetasi i huaj, pasi shqiptari nuk mundësi për shkak të origjinës së tij, shkruajnë mediat vendase. Në momentin që policia arrin në jaht, 8 shqiptarët nuk arritën të shpjegonin pse ndodheshin në jaht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat