Regont Murati erdhi me familjen e tij pas përndjekjeve të dhunshme të regjimit serb të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre në Kosovë në vitin 1999. Regonti u rritë e shkollua në qytetin e Aucklandit.
Që në rinin e hershme ai imponohet me talentin e tij si futbollist i shkëlqyeshëm, i cili u ra në sy ekipeve të qytetit të Auckland-it. Në ekipin e futbollit ku Regonti qëndroi më gjatë dhe u afirmua është klubi “Central United FC”.
Në klubin e përmendur Regonti arriti të imponohet si lojtar standard; mbrojtës i pakalueshëm dhe fizikisht i përgatitur mirë.
Falë lojës së tij Regonti ka qenë i ftuar edhe për përzgjedhjen e kombëtares së të rinjve “New Zealand Football” me moshë 17 – 20 vjet. Së fundi futbollisti nga Peja është seleksionuar për klubin “Auckland City FC” që do përfaqësoj Zelandën e Re në shkurt 2023 organizuar nga FIFA “Club World Cup” në Morocco.