Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi është kapur me lëndë narkotike brenda banesës ku jetonte.
Sipas mediave italiane, në pranga ka përfunduar shqiptari i identifikuar si Dhamo Milantin, 30 vjeç.
Atij, agjentët i gjetën 100 gramë kokainë, rreth pesë kilogramë hashash dhe gati dy kilogramë marijuanë.
Në kuadër të këtij operacioni, agjentët e stacionit të policisë Cornigliano arrestuan dhe një senegalez të cilit i janë gjetur 56 doza heroinë dhe 190 euro me vete.