U identifikua nga analizat e ADN-së, një 23-vjeçare shqiptare viktimë e aksidentit në Greqi

Diaspora

U identifikua nga analizat e ADN-së, një 23-vjeçare shqiptare viktimë e aksidentit në Greqi

Më: 3 mars 2023 Në ora: 08:56
Evgjeni Mitska

Një 23-vjeçare shqiptare që ndodhej mes të zhdukurve është identifikuar tashmë nga një analizë ADN-je.

Përplasja e trenave i mori jetën të resë Evgjeni Mitska, e cila ishte mes të zhdukurve pas aksidentit të trenit në Tempe.

Siç njoftoi më herët avokati i familjes së saj, trupi i saj u identifikua përmes analizës së ADN-së, raporton gazeta greke Protothema.gr.

Të afërmit e 23-vjeçares po e kërkonin vajzën përmes rrjeteve sociale, pasi kishin humbur kontaktet me të.

Ajo është viktima e dytë shqiptare pasi dje u identifikua dhe studentja 21 vjecare Klaudia Lata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat