Një i ri shqiptar, 20-vjeçar është arrestuar pak ditë më parë në Belgjikë, pasi është kapur duke u kujdesur për një fermë kanabisi.
Sipas raportimeve nga mediat belge, ngjarja ka ndodhur ditën e hënë në rrugën Joseph Wettinck në Seraing. Mësohet se policia belge kishte marrë një denoncim në lidhje me kryerjen e një aktiviteti të paligjshëm.
Gjatë kontrollit fizik, u gjetën tre dhoma kultivimi, një burrë dhe një i mitur që kujdesej për to.
I riu shqiptar tha para seancës gjyqësore se kishte shkuar në Belgjikë për t’u kujdesur për bimët, por nuk i njihte personat e tjerë të përfshirë. Sipas tij, plantacioni ishte mbjellë kur a mbërriti.