Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Nikea të Greqisë, pasi akuozhet për trafikim të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shqiptarit, policia ka gjetur 21 kilogramë kanabis dhe 638 gramë kokainë, një peshore precize dhe një celular.
Në banesën e tij, ai kishte përshtatur një mur të posaçëm përbri papafingos ku e fshihte drogën gati për ta shitur.
I arrestuari është dërguar në Prokurorinë Publike të Pireut.