Një shtetas shqiptar është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ju gjetën më shumë se 100 bimë kanabis në shtëpi në Southampton.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave shqiptari rezulton i dëbuar më parë nga Britania e Madhe.
Bëhet fjalë për Migen Elezi, u kap duke u kujdesur për bimët të cilat arrinin vlerën e 66,000 paundve britanikë në pronën në Sirdar Road, Portsëood.
Policia ishte informuar për fabrikën e kanabisit dhe rrethoi ndërtesën me oficerë duke përdorur një sharrë në përpjekjet e tyre për të hyrë brenda shtëpisë.
Elezi u përpoq të arratisej, u ngjit në çati dhe u hodh, thyeu kyçin e dorës, por përsëri u përpoq të vraponte derisa policia arriti ta kapte.
Policia zbuloi 6 dhoma që përdoreshin për rritjen e kanabisit me ventilim, plumba me fuqi të lartë dhe sasi të plehrave dhe kimikateve të gjetura.