Një 15-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pasi është sulmuar nga tre persona, në sheshin Karamalaki në Agios Panteleimonas, në Athinë.
Bëhet me dije se tre personat, ende të paidentifikuar e kanë kërcënuar me thikë 15-vjeçarin duke i kërkuar që t’u jepte celularin.
Kur shqiptari ka refuzuar, ata e kanë qëlluar me thikë në këmbë.
15-vjeçari është dërguar në spitalin e fëmijëve “Agjia Sofia”, ndërsa tre sulmuesit i kanë marrë celularin dhe janë larguar.