Policia greke dhe Shërbimi Informativ Kombëtar kanë çmontuar një rrjet terrorist që, me udhëzime nga jashtë, po planifikonte sulme kundër objektivave të përzgjedhur me kujdes në territorin grek.
Mbi bazën e informacioneve të mbledhura dhe të përpunuara nga Shërbimi Informativ Kombëtar, janë kryer operacione të koordinuara të EYP-së dhe Shërbimit Antiterrorist në zona të ndryshme të territorit.
Sipas mediave greke, në kuadër të këtyre veprimeve të koordinuara të dy Shërbimeve, u arrestuan dy pakistanezë, 29 dhe 27 vjeç.
Ata u arrestuan si bashkëpunëtorë të drejtuesit terrorist, i cili vepronte jashtë vendit, si “truri” i rrjetit.