Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi. Gruaja ka spërkatur me lëndë djegëse burrin e saj i cili më pas ka marrë flakë.
Krimi në familje ka ndodhur në lagjen “Agios Panteleimoni” në Athinë.
Sipas mediave greke, shqiptari rreth moshës 57-vjeç ka pësuar djegie të rënda dhe ndodhet në spital.
Gruaja 52-vjeçare i tha policia greke se bashkëshorti i saj i vendosi flakën vetes.
Mirëpo ngjarja la ndodhur pas një debati mes tyre dhe autoritetet greke mendojnë se gruaja ka gënjyer.