Bënin namin me ‘të bardhën’/ Kapen me ‘presh në dorë’, do të habiteni se ku fshihnin drogën dy shqiptarët

Diaspora

Bënin namin me ‘të bardhën’/ Kapen me ‘presh në dorë’, do të habiteni se ku fshihnin drogën dy shqiptarët

Më: 20 prill 2023 Në ora: 10:42
Droga u gjet e fshehur në disa kuti këpucësh

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë dhe një polak, të cilëve u është sekuestruar rreth 43 kg kokainë, si dhe 37 mijë euro.

Referuar mediave fqinje, në pranga kanë rënë shqiptarët 40 dhe 43 vjeç, por identitetet e tyre nuk janë bërë publike.

Aksioni i policisë u përqëndrua në Romë, aty ku shqiptarët dhe polaku zhvillonin aktivitetin kriminal.

Droga u gjet e fshehur në disa kuti këpucësh. Tre të arrestuarit janë lënë në paraburgim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat