Një 40-vjeçar nga Shqipëria përfundoi i arrestuar pasi u kap duke shpërndarë kokainë në zonën e Porta Romanas në Milano të Italisë.
Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar atij iu gjet lëndë narkotike kokainë, si edhe një sasi parash.
Ai kishte me vete gjithsej 9.5 gramë kokainë të ndarë në 12 doza.
Po ashtu, posedonte edhe 1200 euro, të cilat dyshohet se janë të ardhur nga shitja e drogës.