Dy plantacione kanabisi janë zbuluar në Spanjë, ku nga operacioni policer janë arrestuar tre shqiptarë të moshës 38, 39 dhe 44 vjeç.
Autorët e kishin përshtatur një ambient në zona të pabanueshme për të kultivuar lëndë narkotike.
Efektivët kishin vënë re lëvizjet e dyshimta në orët e para të mëngjesit si edhe daljen e disa tubave të ventilimit të ajrit.
Më pas kanë vijuar hetimet që u finalizuan me arrestimin e tre personave.