Shkoi për kontroll mjekësor, humb shqiptari në Greqi

Diaspora

Shkoi për kontroll mjekësor, humb shqiptari në Greqi

Më: 14 maj 2023 Në ora: 06:37
Vasil Jano

Një 68-vjeçar shqiptar është zhdukur në Greqi.

Mediat greke raportojnë se Vasil Jano, 68 vjeç, është zhdukur më datë 11.05.2023 nga zona e Qendrës Mjekësore Psikiko, Atikë, ku kishte shkuar për kontrolle mjekësore.

Ai ka sy të gjelbër, është 1.75 m i gjatë dhe i dobët.

Ditën që u zhduk, ai mbante një kapele gri, kishte veshur një xhaketë gri, xhinse blu, bluzë dhe këpucë kafe. Ai vuan nga Demenca.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat