Kapet ‘mat’ duke vjedhur në një banesë, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali

Diaspora

Kapet ‘mat’ duke vjedhur në një banesë, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali

Më: 19 maj 2023 Në ora: 10:33
Policia

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për vjedhje në banesa dhe plagosje ndaj dy oficerëve.

Mediat italiane shkruajnë se shkak i arrestimit të tij u bë alarmi i vendosur në një shtëpi private.

Gjatë ndjekjes, shqiptari u konfliktua me dy oficerët duke i plagosur të dy.

Gjatë arrestimit oficerët gjetën 41 objekte të vjedhura, duke përfshirë 1 PC, stilolapsa dhe stoli ari me vlerë mijëra euro.

Të gjitha sendet e vjedhura u janë rikthyer pronarëve legjitimë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat