Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se kanë themeluar degën e tyre partiake në Firencë të Italisë.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se kryetar i kësaj dege është zgjedhur Patriot Krasniqi.
“Në një proces tejet demokratik, me votat unanime të delegatëve, kryetar u zgjodh Patriot Krasniqi. Patrioti është një afarist i suksesshëm në Firencë, që vjen nga një familje atdhetare nga Prizreni dhe me kontribut të madh për vendin.” – ka shkruar ai.
Krasniqi ka thënë se rikthimi i PDK-së në mërgatë nuk është rikthim i përkohshëm e as sezonal, por sipas tij është rikthim reformues.
“Një gjë është e sigurt: Rikthimi i PDK-së në mërgatë nuk është rikthim i përkohshëm e as sezonal. Është rikthim reformues, sepse ne kemi nevojë për njëri-tjetrin. Mesazhi dhe zotimi janë të qarta: vetëm bashkë do të jetësojmë vizionin tonë për transformimin e nevojshëm dhe të domosdoshëm të Kosovës.”- ka shkruar kreu i PDK-së.