Kapet me 7 kg kanabis dhe mijëra euro në banesë, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Greqi

Diaspora

Kapet me 7 kg kanabis dhe mijëra euro në banesë, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Greqi

Më: 29 maj 2023 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi është kapur me 7 kg kanabis dhe 3800 euro cash në banesë.

Ngjarja ka ndodhur fundjavën e kaluar në Volos të Greqisë.

Gjatë kontrollit fizik në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi tetë pako me kanabis të papërpunuar me peshë 6.718 gr kanabis dhe 3830 euro cash, të ardhura nga shitja e drogës.

37-vjeçari është në pritje të masës ndëshkimore nga drejtësia greke.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat