Në provincën e Piacenza, një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende misterioze. I riu vdiq gjatë transportit për në spital pasi u plagos me armë zjarri brenda një shtëpie.
Një burrë ndodhej brenda shtëpisë, i cili qëndroi i bllokuar për disa orë para se të dorëzohej dhe t'i hapte derën karabinierëve.
Policia e ka shoqëruar atë në paraburgim, raporton 'Tgcom'.
Në orët e vona të pasdites, ambulanca ndërhyri brenda shtëpisë për të shpëtuar djalin 20-vjeçar, i cili më pas humbi jetën gjatë transportit nga plagët e shkaktuara nga një armë zjarri.
E gjitha ngjarja është ende mister. Pritet që në orët në vijim të mësohet më shumë, rreth identitetit të shqiptarit, personit që u gjet brenda banesës dhe shkaqet.