Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar si akuzuar për përdhunimin e një të moshuare në Greqi.
Mësohet se i riu jetonte në një hotel përballë shtëpisë së 70-vjeçares dhe është futur në banesën e saj.
Sipas dëshmisë së të moshuarës, ai e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale nën kërcënimin e thikës.
Pasi e moshuara denoncoi përdhunimin dhe përshkroi abuzuesin, u zbulua se ai jetonte në një hotel përballë shtëpisë së të 70-vjeçares.
I riu shqiptar u arrestua dhe u dërgua në komisariatin e Patmosit, por ka mohuar të ketë përdhunuar gruan greke.
Policia ka mbledhur materiale biologjike dhe gjurmë gishtash.
Ndërsa ndaj 27-vjeçarit rëndon akuza për përdhunim.