Një shqiptar në Itali i cili detyroi me dhunë bashkëshorten të firmoste një akt për të hequr dorë nga kujdestaria e fëmijëve është dënuar me 8 muaj burg.
Sipas mediave italiane bashkëshortja e kishte denoncuar shqiptarin për dhunë dhe ai e kishte të ndalur t’i afrohej vendit të punës, shtëpisë apo edhe kur ajo dilte.
Në mars të vitit të kaluar në kërcënimin e dhunës detyroi bashkëshorten të firmoste një akt për të hequr dorë nga kujdestaria e fëmijëve.
Shqiptari u arrestua me akuzën e shkeljes së dispozitës për largimin nga shtëpia e familjes dhe ndalimit të afrimit në vendet e frekuentuara nga personi i ofenduar.