Aksident në punë, vdes 56-vjeçari shqiptar

Diaspora

Aksident në punë, vdes 56-vjeçari shqiptar

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 18:40
Mediat helene raportojnë se 56-vjeçari shqiptar Kristo Çepa, humbi jetën në zonën e Faliros në Kavalla

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kavalla të Greqisë, ku një 56-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ndërsa ka qenë duke punuar.

Mediat helene raportojnë se 56-vjeçari shqiptar Kristo Çepa, humbi jetën në zonën e Faliros në Kavalla, pasi një eskavator i vogël e zuri poshtë.

Sipas mediave pavarësisht se 56-vjeçari u dërgua menjëherë në spital nuk mundi të mbijetojë.

Për nxjerrjen e trupit të tij nga eskavatori u kërkua ndihma e forcave zjarrfikëse. Gjatë nxjerrjes së trupit të 56-vjeçarit u lëndua dhe një nga punonjësit e forcave zjarrfikës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat